Barcelona dhe Real Madridi do të udhëtojnë së bashku nga hoteli për në ‘Camp Nou’

Barcelona dhe Real Madrid do të udhëtojnë së bashku për në ‘Camp Nou’ të mërkurën në ndeshjen e madhe ‘El Clasico’.

Siguria mbetet primare, në një ndeshje që pritet të jetë e tensionuar për shkak të çështjeve politike në Kataluni.

Barcelona po kërkon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që asgjë të mos marrë në rrugën e gabuar para ndeshjes .

Kjo është arsyeja pse, sipas Mundo Deportivo , Blaugrana kanë zgjedhur të mblidhen në të njëjtin hotel ku do ta presin Real Madridin përpara lojës.

Të dy klubet do të bëjnë rrugën e tyre drejt stadiumit së bashku.

Edhe pse ekipet me lojtarë nuk pritet të takohen në zonat e përbashkëta të hotelit Sofie, ata do të shkojnë në stadium së bashku në dy autobusë.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.