Ujësjellësi sqaron pse nuk ka ujë që dy ditë për banorët e rrugës “Bajram Bahtiri”

Banorët që jetojnë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë që dy ditë janë duke u përballur me mungesën e ujit.

Indeksonline kontaktoj me zëdhënësen e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, për ta pyetur rreth këtij problemi.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” njofton për disa punime teknike , gjithnjë në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit.”

“Sot janë duke u zhvilluar punime në sanimin e gypit të ujit në rrugën ” Bajram Bahtiri ” në Prishtinë, nga ekipet e mirëmbatjes dhe operimit.”

“Ju njoftojmë se , sanimi nuk ka arritur të realizohet tërësisht për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit , andaj pa ujë të pijshëm deri më sot kanë mbetur rruga ” Bajram Bahtiri” deri në fshatin Makovc. Kërkojmë mirëkuptim”, u shprehë Mjeku.