Ukraina shpall fitoren e madhe: E kemi marrë nën kontroll tërë rajonin e Kievit

Ditët e fundit, forcat ukrainase kanë ripushtuar territorin përreth kryeqytetit, ndërsa forcat ruse thuhet se po tërhiqen, shkruan Demokracia.com.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës tregon se forcat ukrainase kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.

“I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesit”, tha Hana Maliar, zv/ministrja e Mbrojtjes.