Ulëset e partive në Kuvendin e Kosovës: VV-58, PDK-19, LDK-15, AAK-8, LS-10

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

KQZ bëri të ditur se partia fituese e këtyre zgjedhjeve arriti të marrë 49.95% apo përkthyer në vota 438 mijë e 334 vota.

Kësisoj Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht në sallën e Kuvendit të Kosovë do të ketë 58 përfaqësues

Partia Demokratike e Kosovës mblodhi 148 mijë e 296 vota apo 16.90% të votave.

Partia Demokratike e Kosovë në Kuvend do të ketë gjithsej 19 deputetë, transmeton lajmi.net.

Lidhja Demokratike e Kosovës që mori 12.64% të votave apo 110 mijë e 978 vota do të ketë gjithsej 15 deputetë përfaqësues në Parlamentin e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë gjithsej 8 deputetë përfaqësues, ndërsa mori 62 mijë e 111 vota, apo 7.78%.

Kurse Lista Serbe do të ketë 10 deputetë përfaqësues ndërsa arriti të marrë 5.60% të votave.