“Uniteti” storie suksesi – Jashari, Bahtiri e Tahiri vlerësojnë lartë punën e pastërtisë

Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Mitrovicës “Uniteti”, po vlerësohet se po bën një punë të mirë për mirëmbajtjen e pastërtisë në tri komunat e këtij regjioni ku operon, Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, thotë se prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 kanë hasur në vështirësi operative në terren, por që puna në terren nuk është ndalur për asnjë ditë dhe të gjitha punët janë kryer në kohë rekorde.

Morina tregon se para dy vitesh kur e ka marrë drejtimin e kompanisë ka gjetur një ndërmarrje të zhytur në borgje ndaj ATK-së, operatorëve ekonomik dhe punëtorëve, mirëpo tash kompania ka paguar një shumë të madhe të obligimeve. Po ashtu ai thekson se punëtorëve në operativ iu është rritur paga për rreth 20%, rritje kjo e vetmja në 10 vitet e fundit, si dhe nga muaji i kaluar gjithë punëtorëve u paguhet edhe përvoja e punës.

“Në vitin 2019 kemi rritur inkasimin (të hyrat) për 21% në raport me vitin 2018, që besoj se është e vetmja ndërmarrje publike që ka rritje të të hyrave në këtë masë, duke pasur parasysh se gjitha ndërmarrjet publike kanë rënie të të hyrave. Po ashtu edhe ne nëntë muajt e parë të vitit 2020 përkundër pandemisë, kemi rritje të të hyrave për 22% në raport me vitin 2019”, ka thënë kryeshefi Morina.

Gjendja në Viti, Kodoni thotë se edhe një person tjetër ka shkuar për teste në QKUK
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se “Uniteti” gjatë menaxhmetit të kaluar ka qenë në një situatë të rëndë. “Është kënaqësi që tani e kemi një kompani kjo ndryshe, e cila tani është duke e mbajtur pastërtinë në tri qytetet dhe mund të them e ka një notë 10-she nga unë”, ka thënë Bahtiri.

Edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, e vlerëson lartë punën e KRM “Uniteti”, duke thënë se sot çdo familje në qytet dhe fshatra e dinë saktë orën dhe ditën kur do të shkoj shërbimi për mbledhjen e mbeturinave. “Ky shërbim kaq i mirë dhe kaq i shkëlqyeshëm është arritur falë një pune të jashtëzakonshme që ka bërë në radhë të parë menaxhmeti i kompanisë, punëtorët dhe vullnetit që kemi pasur në komunë për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët e Vushtrrisë”, ka deklaruar Tahiri.

Shteti i çoi në Durrës FSK-në dhe Policinë, por asnjëra s’kanë sigurime shëndetësore
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tregon se në vitin 2018 është bërë një studim i GIZ-it gjerman për mbulueshmërinë e shërbimit të mbeturinave, ku gjendja ka qenë tmerrësisht alarmante për shkak se mbulueshmëria e shërbimeve ka qenë vetëm 23%. “Tani jemi shumë më mirë, duke pasur një bashkëpunim edhe me ‘Unitetin’ në qendër, gjegjësisht drejtorin e ri Gazmend Morina. Shpresojmë që deri në fund të vitit të arrijmë ta mbulojmë gjithë territorin e Skenderajt. Unë dua ta falënderoj menaxhmentin e tanishëm të ‘Unitetit’ për bashkëpunimin e korrektësinë që ka me neve si komunë dhe shpresoj të na ec ky ritëm i bashkëpunimit për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Jashari.