Urimet e ambasadorëve dhe biseda e Kurtit me ta pasi u zgjodh kryeministër

Lider i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme u zgjodh kryeministër i ri i Kosovës.

Derisa Kurti brenda sallës së Kuvendit po merrte urime nga deputetët e tij dhe partnerët e koalicionit jashtë sallës, diplomati britanik, Nicholas Abbott, dhe ai gjerman, Christian Heldt po e prisin jashtë saj për ta uruar.

Bashkë me ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.

Para arritjes së koalicionit ambasadorët kishin një rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.