Ushtria izraelite thotë se më shumë se 100 objektiva ushtarake janë goditur në Gaza gjatë natës

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se sulmuan “mbi njëqind objektiva ushtarake” në pjesë të ndryshme të Gazës gjatë natës së të shtunës, duke përfshirë shtabin e Hamasit dhe komplekset ushtarake.

IDF tha se zonat e Zaytoun dhe Khan Yunis ishin në mesin e atyre që u goditën. Poashtu thuhet se selia ushtarake e organizatës së Xhihadit Islamik Palestinez u shkatërrua gjithashtu.

Komandanti i forcave të Nukhba në Khan Yunis, Billal al Kedra, u vra të shtunën mbrëma, tha IDF, duke pretenduar se ai ishte përgjegjës për vrasjet në Kibbutz Nirim kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit fundjavën e kaluar, raporton CNN.

Zyra mediatike e Hamasit në Gaza tha se një numër zonash u goditën nga ushtria izraelite gjatë natës dhe të dielën në mëngjes, duke përfshirë qytetin e Gazës në veri dhe Rafah në jug. Zyra tha se tanket izraelite po bombardonin zonat lindore të Gazës.