Ushtria ruse reagon për sulmin: Nuk po godasim qytetet ukrainase, civilët nuk janë në rrezik

Ushtria ruse lëshoi një deklaratë për mediat ku shprehet se nuk është duke shenjestruar qytetet ukrainase gjatë sulmit të saj në këtë vend.

“Forcat e Armatosura Ruse nuk janë duke lëshuar asnjë raketë apo sulm artilerie në qytetet e Ukrainës. Armë të precizionit të lartë shkatërruan infrastrukturën ushtarake, fushat ajrore, si dhe pajisjet e mbrojtjes ajrore. Civilët nuk janë në rrezik”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në disa rajone të Ukrainës dhe në rrethinat e Donbasit, aty ku Putin shpalli një operacion ushtarak special.