Vajza e Anton Çettës pjesë e kabinetit të Përparim Ramës

Prishtinasit për katër vjetët e ardhshme do të kenë zyrtarë komunalë më ndryshe se herave të tjera.

Veçantia e kabinetit aktual të Komunës së Prishtinës është Donika e cila është vajza e pajtuesit të gjaqeve, Anton Çettës, e cila do të menaxhojë Drejtorinë e Parqeve

LDK-ja pa pozitë këtë herë nuk e la as ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, që do të jetë drejtor i këtij dikasteri në nivel lokal.

Kryetari i tanishëm, Përparim Rama, nuk i ka ikur profesionit të tij, meqë për drejtor të urbanizmit e ka zgjedhur arkitektin e njohur Arbër Sadiki.

Valbona Makolli e cila ishte drejtoreshë e Financave në kohën e Shpend Ahmetit, do të vazhdojë të jetë sërish në të njëjtën pozitë edhe te Rama.

Kurse, shef të Kabinetit të Kryetarit, Rama e ka zgjedhur Vllaznim Osmanin i cili ishte pjesë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Javën tjetër pritet të bëhet e ditur pjesa tjetër e kabinetit të Komunës së Prishtinës, pasi Partia Demokratike e Kosovës akoma nuk i ka publikuar drejtorët nga radhët e saj.