Vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës, Çitaku: Shqipëri tu rritë nderi

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka falënderuar shtetin e Shqipërisë që po ua mundëson mjekëve kosovarë që të vaksinohen në Kukës.

Në shenjë falënderimi që Shqipëria po ua mundon mjekëve dhe infermierëve kosovarë të marrin vaksinën antiCovid, Çitaku ka shkruar në Facebook, “Shqipëri tu rritë nderi”.

Duhet theksuar se janë 500 mjekë dhe infermierë, të cilët do të vaksinohen gjatë kësaj fundjave në Kukës, por sipas kryeministrit Edi Rama me ardhjen e dozave të tjera kjo ndihmë për Kosovën nuk do mbetet me kaq.