‘Vala’ përfundimisht largon kodin +377

Telekomi i Kosovës ‘Vala’ përfundimisht e ka hequr nga përdorimi kodin telefonik +377. Këtë ata e kanë bërë të ditur me një mesazh telefonik për konsumatorët.

“Konsumator i nderuar, Kodi i vjetër +377 tash e tutje nuk është funksional. Ju lutem përdorni kodin e ri shtetëror +383. Vala është e Kosovës”, thuhet në mesazhet e pranuara nga klientë.

Telekomi i Kosovës më 15 janar të këtij viti ishte gjobitur me 10 mijë euro për shkak të vonesës së largimit të kodit të vjetër +377 nga përdorimi.

Largimi i kodit të Monakos do të thoshte implementim i tërësishëm i kodit shtetëror telefonik të Kosovës +383.

Megjithë zhvillimin e fundit, ‘Vala’ duhet të paguajë gjobën e parë mujore për këtë vonesë.