Valbon Krasniqi, ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e re – infektologu i njohur Shqiptarë thyen heshtjen

Infektologu Valbon Krasniqin muajt e fundit është tejet aktiv në shumë emisione e paraqitje të tjera publike, teksa flet për Coronavirusin dhe gjendjen e pacientëve.

Por së shpejti, ai mund të jetë në pozitën kyçe për t’u marrë me këtë pandemi, pasi partia e tij po e shqyrton mundësinë ta propozoj për ministër të Shëndetësisë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burimet e veta se LDK-ja është tejet e interesuar ta propozojë Krasniqin për ministër të Shëndetësisë.

“Po është përmendur në LDK emri i infektologut Krasniqi për ministër të Shëndetësisë. Është kandidaturë serioze”, ka thënë një burim i Reporterit brenda LDK-së.

Reporteri.net ka kontaktuar me Krasniqin për ta pyetur rreth kësaj çështje, por ai thotë se deri më tani nuk ka marrë një ofertë të tillë dhe se për këtë la lexuar veç në media.

“Kam qenë në punë duke u marrë me pacient me Covid-19 dhe në në media e pash si lajm. Për momentin mua nuk me ka kontaktuar askush për këtë punë”, ka thënë Krasniqi
Krasniqi është fytyrë e njohur për publikun edhe për arsye se gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ai ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Sidoqoftë, përvec Shëndetësisë, LDK-ja do të marrë edhe 5 ministri. Lumir Abdixhiku, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Lutfi Zharku e Armend Zemaj janë propozuar për ministra.