Së paku 12 viktima nga përmbytja e anijes së imigrantëve në Greqi

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur pas përmbytjes së anijes me të cilën po lundronin. Ngjarja ndodhi në ujërat perëndimore të Greqisë.

Roja bregdetare greke njoftoi se 21 persona janë shpëtuar të gjallë nga kjo anije, por shifra e të vdekurve ishte njëra prej më të lartave në muajt e fundit.

Autoritetet dërguan anije dhe helikopterë në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për të kërkuar më shumë të mbijetuar të mundshëm. Besohet se në këtë anije ndodheshin rreth 50 persona.

Policia detare e Greqisë shpesh përballet me anije imigrantësh që vijnë nga ujërat e Turqisë, por fatkeqësitë në pjesën perëndimore të ujërave janë të rralla.

Greqia ishte goditur nga një valë e madhe e imigrantëve në vitet 2015 dhe 2016, kur më shumë se një milion persona kishin hyrë në territorin e saj.

Vetëm gjatë vitit 2019, në Greqi janë futur mbi 74 mijë imigrantë dhe refugjatë dhe shumica e tyre kanë ardhur përmes transportit ujor, në bazë të të dhënave në OKB-së, shkruan “Reuters”.