Vazhdon edhe sot intervistimi i Ali Ahmeti nga prokurorët e Hagës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të martën është marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës, derisa intervistimi i tij do të vazhdojë edhe sot.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e dëshmitarit siç bëjnë të ditur mediet do të pyetet ekskluzivisht për propozim- aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe disa të tjerëve.