Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Mbrojtja e Salih Mustafës, do të paraqes sot deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë.

Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.