Vazhdon rehatimi – Anëtarja e VV-së mban tri pozita: Një në ministrinë e Haxhiut e një në të Sveçlës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akoma pa e marrë postin në çdo intervistë thoshte se konkursi për noter ishte jashtë çdo norme dhe ishte i jashtëligjshëm, po sa erdhi ajo e anuloi konkursin e fundit.

Haxhiu të gjithë këtë në të gjitha intervistat e lidhte konkursin me vetëm një emër, Tea Blakajn, e cila ishte këshilltare e ish-ministrit Abelard Tahiri, ku Haxhiu thoshte se kishte ndihmuar këshilltaren e tij të bëhej notere.

Por, tani gjithçka ka ndryshuar nga ministrja në detyrë Albulena Haxhiu, ajo është punësuar edhe si këshilltare politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që tani udhëhiqet Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Metro.

Tea Blakaj-Hoxha nuk mban vetëm këtë pozitë, ajo është po ashtu edhe eksperte e Jashtme e angazhuar në Ministrinë e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Kurse pozita e saj e tretë është e angazhuar edhe në Odën Amerikane të Kosovës.

Ndryshe, Blakaj Hoxha është gruaja e aktivistit të Vetëvendosjes dhe këshilltarit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Salih Hoxha./gazetametro/