Vdekja e fëmijëve: Rasti i Qabrës nuk mori epilog

Tragjedia që preku fshatin, për 24 orë u kthye në rezistencë nacionale.

Tre fëmijët shqiptarë nga Çabra e Zubin Potokut që 16 marsin e 2004-ës ranë në lumin Ibër, për të ikur nga siç thuhet serbët që po i ndiqnin, nxiti tensione në katër anët e vendit.

Rryma e fortë e lumit rrëmbeu Avni e Florent Veseli 12 e 9 vjeç, si dhe Egzon Deliu 13 vjeç prej të cilave nuk dolën të gjallë.

Babai i këtij të fundit Zaimi, pohon se çdo vit që kalon dhimbja bëhet më e egër.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada, malli për Egzonin që iu përtëriu emri nuk po i shuhet.

Por ky është i zhgënjyer që zbardhja e këtij rasti nuk mori kurrë epilog.

Drejtësi për këtë dhe rastet e tjera të trazirave po kërkon edhe Këshilli i Lirive e të Drejtave të Njeriut në Mitrovicë. Por pa kritika nuk i lënë as pushtetet.

Halit Barani i ka të fotografuar krejt ata që pësuan nga këto trazira, dhe thotë se është i gatshëm t`i ndajë ato e informacionet që ka me institucionet, vetëm që e vërteta të zbardhet deri në fund.