Vdekja e gruas në Prishtinë, flet dëshmitari

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të renë, A. Sh.

Ajo u gjet në hollin e katit të dytë të një ndërtese dhe sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, e ndjera dyshohet se ka qenë përdoruese e substancave narkotike dhe si pasojë e abuzimit me to, mund të ketë ardhur deri te fundi tragjik.

Ndërsa shefi i urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur. Ai tha se afër saj është gjetur edhe proteza e gojës dhe njolla gjaku.

Një deklaratë dha edh dëshimtari i cili kishte telefonuar policinë për rastin në fjalë.

Dëshmitari ka thënë se e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja. Shtoi se ajo ishte e shtrirë dhe nuk zvarritej në atë moment.

“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, ka thënë dëshmitari për Insajderin.

Ndryshe rastin e ka konstatuar edhe Policia e Kosoëvs, të cilët kanë bërë me dije se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.