Vdekja e policit të Kosovës, e dyshimtë

Nga Policia e Kosovës:

VDEKJE E DYSHIMT

Leposaviq. 10.12.2023 – 02:30-07:30. Është raportuar se zyrtari policor mashkull kosovar derisa ka qenë në detyrë, nga mbikëqyrësi i tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor dhe është konstatuar vdekja e zyrtarit policor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.