Vdekje e dyshimtë ne Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Një person është raportuar se është gjetur i vdekur dje rreth orës 17:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti nga policia është iniciuar si hetim i vdekjes.

Ky është raporti i policisë:

HETIM I VDEKJES

Fushë Kosovë, 05.09.2021 – 16:58. Raportohet se është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.