Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete viktima e gjinisë femërore.

E njëjta është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, teksa ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.