Vdekje e dyshimtë në këtë qytet të Kosovës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

Më tutje raportohet se me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/