Vdekje e dyshimtë në Prishtinë – policia jep detaje

Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në një shtëpi në Prishtinë një grua është gjetur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse, shkruan lajmi.net.

Ekipi mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Prishtinë 27.12.2021 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.