Vdes 21-vjeçarja që u godit nga treni në Prishtinë

21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, ka ndërruar jetë këtë të hënë, ka bërë të ditur shefi i Mjekimit të Intensives, Shaqir Uka.

Uka ka theksuar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.

“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më 26 mars aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Lini një Përgjigje