Vdes 35-vjeçari nga Ferizaj, ra nga kati i tetë i banesës

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një 36-vjeçar nga Ferizaj. Ai kishte rënë nga kati i tetë i banesës.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani , një person ka rënë në tokë nga kati i 8-të nga një banesë.

Personi ,mashkull, i moshës rreth 35 vjecar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se éshtë gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Policia , ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kane marr te gjitha veprimet , kane siguruar vendin e ngjarjes dhe po e hetojne kete rast, hetim mbi vdekjen!”.