Vdes babai i Kadri Veselit

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislim.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli,

Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.