Vdes edhe një punëtor i QKMF-së në Viti nga COVID-19

Në orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Komunës së Vitisë në faqen zyrtare Facebook.

Ky është njoftimi:

Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19.
Gjatë kohës që ka punuar në QKMF është shquar për urtësi, sjellje korrekte me pacientët dhe kolegët.
Në emrin tim dhe të personelit të QKMF-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve vitias.