Vdes këmbësori që u godit dje nga një veturë në Prishtinë

Një këmbësor është goditur dje në mesditë nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet. Pas lëndimeve të marra, ai ka vdekur në QKUK.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha policia në raportin 24 orësh

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.