36 pacientë po trajtohen në Spitalin COVID të Vushtrrisë

36 persona janë duke u trajtuar në Spitalin e “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë, ndryshe i njohur si spital COVID.

Në përditësimin e të dhënave të spitalit, kanë njoftuar se nga ky numër, 3 prej tyre janë intubuar dhe 27 pacientë të tjerë janë me oksigjen.

Në të dhënat e publikuara tregohet se pacientët që po trajtohen aty 22 prej tyre janë të konfirmuar si pozitiv me COVID-19 ndërsa 15 të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Kurse, nga stafi mjekësor dhe administrativ të këtij spitali janë 9 të infektuar.