Vdes mjeku i njohur

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e doktor Nesim Miftari.Dr. Nesim Miftari ishte mjek i mjekësisë së përgjithshme, i lindur në Bresanë.

“Në vitin 1984 kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Dr. Miftari për vite me radhë punoi në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, si mjek i përgjithshëm.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.