Vdes në moshën 54 vjeçare polici nga Vushtrria, Kadri Mehmeti

Një lajm pikëllues ka ardhur për të gjithë kolegët dhe familjarët e policit Kadri Mehmeti nga Vushtrria, i cili siç njoftohet ka vdekur sot në moshën 54 vjeçare

Për ndarjen nga jeta të të ndjerit kanë njoftuar familjarë dhe kolegë të tij.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin per vdekjen e kolegut Kadri Mehmeti .
Njerëzit e urtë si Kadriu , gjithmonë lënë pas vete dhembje të madhe por edhe kujtime të mira.Kadriu do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si njeriu , kolegu dhe shoku më i mirë !
Lutemi që Allahu ta merr në mëshiren dhe ta shperblej me të mirat e tij , do të na mungosh shumë Kadri !” ka shkruar njëri nga kolegët e tij.

Mehmeti ishte ndër gjeneratat e para të zyrtarëve policor pasluftës.