Vdes ngasësi i traktorit pas aksidentit në fshatin Gremnik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në Gremnik të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur mes një traktori dhe dy furgonave ku sipas policisë të lënduarit janë përcjellë menjëherë drejt emergjencës.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“ Sot në ora 14:30 në fshatin ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe dy kombi.

Ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë, këtë e ka konstatuar mjeku, dy të lenduarit që kanë qenë me viktimën kanë pësuar lëndime të rënda dhe ngasësi i njërit nga kombit është i lënduar lehtë, i njejëti është në stacionin policor duke u intervistuar”, ka thënë ai.