Vdes një 37-vjeçar dhe një 73-vjeçar nga koronavirusi në Shqipëri

Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al ata që humbën betejen me koronavirusin janë një 73-vjeçar dhe një 37-vjeçar.

Të dy ata ishin pa sëmundje bashkëshoqëruese. Gjendja e të riut u rëndua 10 ditë më parë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. /abcnews.al