Vdes një femër në Gjakovë, pasi u dogj në një shtëpizë

Një femër është djegur nga zjarri në një shtëpizë në fshatin Shishman i Bokës në Gjakovës, ku si pasojë e zjarrit dhe ngulfatjes nga tymi, ka vdekur.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.