Vdes një foshnje në Suharekë

Një foshnje ka vdekur në qytetin e Suharekës.

Një foshje e gjinisë mashkullore është dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë ku është kontstatuar vdekja e tij.

“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.