Vdes një i burgosur në Infektivë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës ‪07:30 në Klinikën Infektive të ShSKUK-së, ka vdekur i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë.

Si rast i rëndë shëndetësor, ShKK ka thënë se ai ka qenë i vaksinuar me dy doza të vaksinës anti COVID-19. Për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedurë.

A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.