Vdes një lehonë prej koronavirusit në QKUK

Ka vdekur një grua lehonë sot në QKUK, pas gjendjes së rëndë nga COVID-19.

Burime të RTK’së bëjnë të ditur se gjendja e gruas nga Podujeva ishte e rëndë.

‘’Ka vdekur në mjekësinë sportive një lehonë e vitit te lindjes 1999, pasdite kishte kryer prerjen cezariane. Ishte sjellur në klinikë në gjendje të rëndë dhe me vështirësi iste kryer lindja’’.