Vdes një person në Lipjan: Policia e gjen në gjendje të rëndë në veturën e tij

Policia e Kosovës ka gjetur në gjendje të rëndë një person në veturën e tij dhe menjëherë e ka dërguar për ndihmë mjeksore.

Por viktima e këtij rasti ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti derisa ishte në veturën e tij është vërejtur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Vdekje e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.