Vdes një person në një aksident në autostradën Suharekë-Prizren

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në autostradën Suharekë-Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në aksident janë përfshirë një person dhe një automjet.

“Rreth orës 20:00, në autostradë afër Suharekës, raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një automjet dhe një person (këmbësor) janë përfshirë në këtë aksident”, u shpreh ai.

Tutje, Hoxha bëri të ditur se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.