Vdes një person në Suharekë, e godet rryma elektrike

Dje në Suharekë ka vdekur një burrë, sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma, raporton Fokusi.info.

Raportohet se viktima ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria dhe ekipet e KEDS-it.

“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës”, bëhet e ditur përmes raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Rasti po vazhdon të hetohet.