Vjosa Osmani takohet me liderët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Ai tha se Osmani sot do të fillojnë takimet me të gjithë përfaqësuesit e partive nga ora 13:00 deri në ora 18:00.

Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.