Ka vdekur oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Haliti.
Këtë e bëri të ditur Rrustem Berisha, ish-ministri i Mbrojtjes, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të tij.
Ai ka thënë se është i tronditur nga vdekja e mikut të tij dhe bashkëluftëtarit.
“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”
“Ju shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin! Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skënder Halitit do t’i kujtojmë gjithmonë e me shumë krenari!”.