Vdesin 13 persona nga shembja e ortekëve në Turqi

Të paktën 13 persona kanë humbur vdekur që nga e marta si pasojë e ortekëve të borës në provincat lindore turke.

Grumbujt vdekjeprurës të borës u shkëputën të martën dhe të mërkurën nga provinca lindore e Vanit, duke goditur me forcë një minibus që qarkullonte në një segment rrugor.

Në vendin e ngjarjes raportohet se menjëherë kanë dalur forcat e shpëtimit.

Siç raportojnë mediat në Turqi, pesë pasagjerë të minibusit u gjetën pa jetë në vendngjarje nga orteku i parë, ndërsa të paktën tetë pjesëtarë të forcave të kërkim-shpëtimit u raportuan të vdekur të mërkurën, nga një ortek i dytë që ra teksa vijonin operacionet e kërkimit.

Autoritetet thanë se nën peshën e borës janë shpëtuar në orët e kaluara mbi 50 persona të cilëve u është siguruar ndihma spitalore.

Njoftohet se dy pasagjerë të minibusit dhe afro 30 civilë dhe forca të kërkim-shpëtimit mendohet të jenë bllokuar nën borë.

Raportohet se në rrezikun e ortekëve ndodhen edhe pjesët lindore të Turqisë si Anatolia apo afër Detit të Zi, ndërsa qarkullimi në zonat e largëta jashtë qytetit është ndërprerë si pasojë e dëborës së dendur./GazetaSinjali/