Aksident i rëndë trafiku te Guri i Plakës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur tek vendi i quajtur Guri i Plakës, në fshatin Grabovc të komunës së Fushë Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e dëmtuara rëndë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima nga ky aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar.