Vdesin dy pacientë nga COVID-19 në spitalin e Ferizajit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt sot kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur me koronavirus.

Lajmin e ka kumtuar drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, i cili shtoi se edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

“Sot ka qenë ditë e ngarkuar. Dy kanë vdekur nga COVID-19, tre janë në gjendje të rëndë”, deklaroi Zeqiri.
20 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno- terapi dhe gjashtë pacientë sot janë liruar për në shtëpi pasi që gjendja e tyre ishte stabile.

Nga rezultatet e publikuara sot nga IKShPK bëhet e ditur se sot janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19 në Ferizaj.