Vedat Muriqi merr lajmin e mirë për vitin 2020

Vlera e Vedat Muriqit, është rritur për 4 milionë më shumë. Nga 8 milionë sa ishte, tashmë kap vlerën e 12 milionë euro.

Muriqi po tregon suksese të një pas njëshme në ligën turke, andaj edhe nga tifozët po përkrahet mjaft shumë mirëpo edhe kur luan për Kosovën po arrin shumë suksese.

Këto suksese duket se kanë ndikuar që vlera e tij të rritet, nga 8 milionë euro sa kishte deri më tani në tregun e transferimeve, vlera e tij është rritur në 12 milionë.

Kjo ngritje e vlerës së futbollistit tonë është zbuluar në ‘Transfermarkt’ në të cilën tregohet se futbollisti nga Kosova që nga data 3 janar vlerën në treg e ka 12 milionë euro./Fokusi.info/