Vedat Muriqi shënon gol të bukur kundër Sllovenisë

Kosova i ka shënuar gol Sllovenisë midis stadiumit “Stožice Sports Park”.

Në minutën e 58’, pas një aksioni të bukur, Dardanët gjetën golin me anë të sulmuesit, Vedat Muriqi për rezultatin 0 -1.

Muriqi shënoi golin e parë në këtë edicion në Nations League, në paraqitjen e parë pasi në tetor dhe shtator mungoi për shkak të dëmtimeve, raporton Gazeta Express.

Por, gëzimi nuk zgjati shumë, pasi që sllovenët barazuan rezultatin 1 -1 në minutën e 63-të përmes Kurtiç.

Goli i Muriqit: