Zyrtare: Shkarkohet selektori i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje urgjentë pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit për kualifikimin në “Euro 2024”.

Njëra ndër arsyet e rezultateve të dobëta është pikërisht edhe selektori me prejardhje franceze, Alain Giresse.

Pas ndeshjes së humbur mbrëmë ndaj Bjellorusisë me rezultat 2-1, Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Kosovë, ndërsa trajner është thirrur që të jetë prezent në selinë e FFK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një komunikate për media.

Dështimet e Giresse, është arsyeja se përse do të largohet ai nga “Dardanët”.

Ndërsa FFK ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë në stolin e selektorit.

Kosova do të luaj ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” më 9 shtator.