Vedat Muriqi vazhdon me gola të bukur te Fenerbahçe, i shënon edhe Beshiktashit (video)

Fenerbahce është duke fituar 3-1 ndaj Besiktasit në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Turqisë.

Dy golat e parë për vendasit Mark Kruse nga penalltia në minutën e 23-të nga penalltia dhe Ozan Tufan (32’).

Por, ishte Vedat Muriqi që e thelloi edhe më shumë epërsinë e Fenerbahces me golin e shënuar në minutën e 58-të.

Sulmuesi i Kosovës u asistua për mrekulli nga Mauricio Isla, për të shënuar kështu një gol të bukur me vetëm një prekje të topit.