Vela pas humbjes në OEK: Sot u votua për parti politike, jo individ

Ish-drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, sot është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Për këtë pozitë kishte kandiduar edhe afaristja e suksesshme, Erëza Vela, e cila ka reaguar pas humbjes.

Në një postim në Facebook, Vela ka thënë se arma e saj në garën për kryetar të OEK-ut ka qenë “përvoja profesionale, përvoja në biznes, përvoja akademike dhe një plan supervizionar”, por sipas saj, bizneset e OEK nuk i kanë pasur këto kritere që ta vlerësojnë kryetarin.

Përveç Rafunës e Velës, kandidat për kryetar të Odës ka qenë edhe Ruzhdi Kurtishaj, ndërsa kryetari i vjetër, Berat Rrukiqi vendosi që mos të garojë më për këtë post.

Postimi i plotë:

Ne humbje e ne fitore, une fokusohem me e dhane 100% tem. E preferoj me humb me profesionalizem, nder dhe kokelartesi, sesa me fitu me mashtrime, kontrabandime e perkrahje te taborreve politike.

Arma ime ne kete gare ishte pervoja profesionale, pervoja ne biznes, pervoja akademike dhe nje plan super vizionar.

Bizneset e OEK nuk i paten keto si kritere per me e vleresu Kryetarin e OEK.

Ata sot votuan parti politike, jo individ.

Koha ka me e deshmu qe Lulzim Rafuna ka qene zgjidhja e gabuar.

Humbja nuk eshte e lehte, por te ben me te forte. Up to the next challenge.

Perulesisht falenderuese te gjtheve per perkrahje.
Ereza